Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Karakteristikë e të folurit | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Karakteristikë e të folurit

Karakteristikë e të folurit të Shqiptarevë të Malesisë është përdorimi i togjeve zanore: “UO”, “UA” dhe “`U” (nasale) në vënd të përëmnit “unë” dhe vehtës së tretë të prezentit të foljes ndihmtare.
Të folurit e Malesisë ruan në shumë niansa karakteristikat e gjuhës së Buzukut (shekulli i XVI të).
Pra, të folurit e Malësisë është nën ndikimin e gjuhës letrare e të civilizimit në përgjithsi në evolim e sipër.

Në Malësi përdoret “`a” në vënd të foljes “ështe”, pastaj “i” në vënd të numrit “një”. p.sh.
“i herë” në vënd: “një herë” ,
“kin” në vënd të “kishin”,
“in” në vënd “ishin” etj.

Në Malësi shqiptohet qarët : ç, q, gj, xh.
Të folurit e Shqiptarëve të Shtojit dhe rrethit të Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisë.
Në Ulqin përdoret “nelt”, në vënd “lart”, “atjenit” në vënd “atje”, “isht” në vënd të “është”, “ç’ish” në vend të “ç’është” etj.
Njëzëtetetë qershori 1970 është ditë historike për Malesinë.
Në këtë ditë, në qytetëzen e vogel në Tuz (Grudë) , malesorët bënë Besëlidhjen që mos të hakmerrën ndaj kurkujt, përveç dorasit ose atij që të shpall gjygji si fajtor.
Ai të ndjekët jo vetëm nga ana e organeve shtetërore, por edhe e tërë Malesisë.

Inisiatorë për të ardhur gjër ky moment historik, kanë qënë punëtorët shoqërorë e politik, përfaqsuesit e fiseve dhe të tjerë nga trevat e Malesisë: (Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës së Kuçit e Fundnes).

Këtë vepër humanitare që sodhen burrat e Malesisë, e përshendetën përfaqsuesit e Kosovës, Ulqinit, Gusisë etj

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju