Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Kerkesat e Malesoreve | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Kerkesat e Malesoreve

KERKESAT E MALESOREVE

1.
Me 17 nentorë 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi

2.
Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetinë, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

3.
Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malësisë të mbledhur në Pikalë (pranverë 1911) perpiluar edhe një listë:
kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junçaj e shumë të tjerë.

4.
Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë është “Libri i Kuq” i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
Kërkesat e “Lordeve të Malesise”, siç i quante R. Rankin, korrespodent i “Tajmsit” dhe “Çikago Herald Tribujn”, krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:

Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me të drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverinë Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.

“Libri i Kuqe” (Menorandumi i Greçes) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Europës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj, e posaçërisht Kuvendi i Gerçes bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.

Mbas ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912 – nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t’ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malësia përsëri u nda në dy pjesë.
Në majë 1913 malësorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitë e mëdha do të prënojnë Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
Tuz, Rapshë, Traboin dhe Grudë e më vonë edhe Vrane.
Po të njëjtën kohë në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Në mes të dy luftërave botërore në Malësi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshë) dhe shkolla e mesme në Tuz

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju