Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Shqiptarët e Malësisë | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Shqiptarët e Malësisë

Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës.
Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me rradhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martua më shpëjt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
Ka qilluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohtë bashkshortin, e bile, ka ngja që fëmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzen për djal. Darzma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve.
Dikur darzma ka zgjatë disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
“Shkuesit” janë një ose dy vetë të cilët i cakton familja e djalit.
Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojne vajzën.
“Shkuesit” duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malësorëve.
Ata zakonisht lavdërojn djalin dhe shtëpin e djalit.
Babai i vajzës ka për detyr t’u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burr të cilin ia caktonin prindërit.
Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënjeve familjare është liberalizuar mjaftë.
Tani vajza të shumtën e rasteve vëndos vetë për fatin e saj të ardhëshëm.
Pasi shkuesit marrin përgjegje pozitive, atëhëre babai i vajzës bashkë më “shkuesit” dhe miqët e rinjë caktojnë ditën e fejesës.

Pesorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pesorë zakonisht shkon edhe një shkues.
Të shumtën e rasteve pesorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhëshëm.
Fejesa bëhet me një lirë-monedhe të caktuar.
Si shënjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjërdan, arë etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar).
Pesorët në ditën e fejesës japin meqërin (të holla).
Pesorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vellazëri.
Ata sjellin një ferlik (dash të prer për mish) dhe tri okë raki.
Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës.

Mqeri është një sasi të hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë.
Në qoftë se babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thot se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit.
Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të pregaditur pajen e nusërisë.
Të hollat jepën sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nësë pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pesorët nuk japin kurfar të hollash për këtë qellim.
Qellon që vajza pas fejesës nuk don të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri.
Pleqet nësë pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vëndimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfisht të gjitha shpënzimet që janë bërë rreth fejesës.
Në këtë rast vajza mbetët e lirë.
Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borç sipas kanus (Kanunit të Lekë Dukagjinit) një mashkull, ose sillet vëndimi që vajza të ketë 24 deshmitare.
Nësë ngjan e kundërta, dmth djali nuk e don vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fisëve të cilët siellin të njëjtin vëndim sikur edhe për vajzen. Edhe në këtë drejtim marëdhënjet tani kanë ndryshuar – vajza mund të marr edhe burr tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfisht shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës.

Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbramje. Flëjnë atje e të hënën këthehën me nuse.
Krushqit me vehte marrin një dash të rjepur me brira në maje të cileve i vëjne një ose dy molla. Me vehtë marrin raki. Udhës i qarosin me raki të gjithë ata që i takojnë. Krushqit kanë kryetarin e vetë-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Të gjithë nisën nga shtëpia e djalit. Krushqit këndojn e shtiejnë me pushkë ose revole.
Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qilluar që nusën t’ia rrëmbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shum dasmorë, sikur bëhët tani.
Krushqit-dasmort në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë.
Krushqit çojnë unazën e kunorës nga shtëpia e dhëndërit.

Nisja e vajzës-nusës bëhët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargojt e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lën.
Para se të dalë nga shtëpia e siellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucen e djathtë.
Kryetari i krushqëve në të dalunën e nusës nga dera e shtëpisë ia vën unazen në gishtin e dorës së djathtë.
Ai atëherë në shënjë gëzimi shtjen me pushkë.
Nusja posa del nga shtëpia qanë.
Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të.
Njeri nga më të afërmit e saj e siell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap për dore.
Shkojnë bashkë disa hapa e pastaj e lëshon, me ç’rast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lën lamtumirën më të aferme duke valvitur shamin e bardhë me të cilen ka mbuluar fytyrën me duvak.
Shoqët e saja e përciellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit.
Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhënderit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqeve me nuse e prêt e tërë fshati me këngë.

Gjeverët janë dy mëshkuj të cilët caktohen zakonisht nga më të afërmit e dhëndërit për t’u kujdesuar për nusen ç’prej së arrin e gjër sa të maroi darzma.
Të ardhmën e nuses në oborr në shënjë qe nusja të sjelle lumturin, begatinë në familje njeri nga gjeverët merr një mollë me një monellë brënda të cilën e gjuan përmbi çatinë të shtëpisë.
Pastaj në mesin e shtëpisë qesin ça gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herë.
Nusen pastaj e ulin të rrij në stol. Në prehër të saj e vëjne një djal të vogel të cilin ajo e puth dhe i fal një palë çarapa.
Në mbrëmje arrijnë dy kumarët: kumara i parë dhe i dytë.
Pasi arrijinë të gjithë të ftuarit, shtrohën sofrat, së pari pijë e meze dhe pastaj buka. Kumarët zejnë kryet e vëndit, pastaj rrin të tjerët sipas vëndit qe u takon. Mbretëron një atmosferë gëzimi që duket se secili aty-atë natë martohet.
Dallinë përshëndetëse e nfren i zoti i shtëpisë, pastaj kumarët dhe pas tyre të gjith me rrallë.
Dhëndri në këtë gëzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai është i angazhuar më tepër rreth përgaditjeve me qellim që darzma të jenë sa më mirë.
Nusja nuk merr pjesë në kurrfarë defrimesh.
Gjatë të ngrënunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshën dy ose tri herë para tryezave të bukës.
Në atë rast nusës ia heqin duvakun prej fytyrës.
Kumara që rrin në sofrën e parë i pari shtjen me pushkë ose revole.
Pasi ajo së pari vjen pran sofrës së parë e andej me rrallë të tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakë e me hije të mirë.
Pastaj fillojnë të këndojnë…
Të marten para se mbaron darzma kumara i fal të holla nrikullës mbasandej edhe grave të tjera të shtëpisë dhe vajzave.

Të marten qitet jasht në një vënd të caktuar e tanë paja e nuses me qellim që të dihet se çka sjellë ajo përveç pajës së sajë.
Ajo sjelle të fala: çarapë, shami dhe peshqirë, këmisha etj. për kumarën e të afërmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se të cilat të fala janë për kënd.
Në Malesi, vajzat i martojnë më teper në petka-tesha malsorçe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca të brezit, kapica, breza, çarapa prej cohet të qenisura me rrueza, opak dhe mashe për t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkëshortët pa kunorzuar nuk flejnë bashkë.
Kunorën e lidhin zakonisht të marten në zyrën e gjendjes civile, e pastaj ato që janë religjioze në kishë.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janë tejet të tërpnuara, ato meken kur vën kunorë, nuk ua këthejnë shpinën të pranishmëve.
Pas tri javësh martesë nusja shkon të vizitonin gjininë.
Sa netë duhet të flëj në gjini, e cakton babai ose vëllai më i vjetër i burrit të saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet të vijë me opakë ose këpucë që ia blen gjinia.
Atë mbramje mbildhet e tër fshati e tej për t’i falur të holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemë e gjëra të tjera.
Kur rrin, më parë nusja të gjithëve musafirëve u zbathte opangat e çarapet, pastaj me rënd ua lante e fshinte këmbët.
Tani edhe ky zakon është zhdukur krejtësisht.
Në Malesi fiset në mes veti nuk martohen.
Sikurse në çdo vënd tjeter ashtu edhe në Malesi, disa zakone që kanë qënë përpara sot nuk zbatohen, por janë duke u thjeshtuar sipas deshirës së të rinjëvet.
Në kohët e mëparshme nuk është martuar në mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kësaj është bajraku i Hotit i cili as sot e kësaj ditë edhe pse numron më tepër se 500 shtëpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Çdo martesë e këtillë në Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi. Duhet ta themi se edhe kjo ka nisë të ndërroj.

Në Malesi janë ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes së fëmijes.
Origjinën e vet e kanë shumë të vjetër dhe janë të ngjajshme me zakonet e popujve tjerë të Ballkanit.
Lindja e djalit të malesorët është gëzim i madh.
Kur ndokujt i lind djalë jepet lajmi në tërë fshatin dhe shtijnë me pushkë ose revole dhe thonë: “u rritë me jetë”.
Kur lind vajzë nuk shtijnë kurrkush me pushkë, por thonë: “shyqyr që ka p’shtua nana e ishalla pas vajzës djali” etj.

Grat e fshatit kur vijnë të shofin nënën në lodhnim thonë: “mashalla” që fëmia mos të marrë mësysh.
Është zakon që në djepin e fëmisë të hullet bar i njomë ose gjeth me qellim që fëmia të qëndrojë gjithmonë i njomë.
Fëmijës mëshkull zakonisht i bëhët përgim (përgzim).

Fëmia lahet vetëm në mëngjes, nëse larja bëhët më mbramjë, uji nuk derdhet natën, por në mëngjes heret.
Ujin e derdhin në rrëjë të ndonjë bimë më deshirë që fëmija të rritet.

Malesorët në Mal të Zi kanë një të kaluar të ndritur.
Malësia kreshnike edhe sot flet me shie të madhe për trojet e saj, të lara me gjakun e bijve më të mirë saj gjat luftrave shekullore kundra armiqve të shumt të popujve të Ballkanit.
Këta kreshnik e quajën vehtën malësorë, sepse jetojnë nëpër male të thepisura, plot shkëmbej, suka, kodra, gerxhe…

Besa, mikëpritja e trimëria janë cilësit më të bukura që trashigoi malesori nga baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij. ça malësorë edhe sot me andje i bajën çakshirët prej tirkut, çarapat e stolisura, brëzin, xhamadanin me sherita, jelek e qostek, kurse fëmrat xhubleta të stolisura me tertil të punuara me kujdes më të lart prej spikut e tirkut.

Malësorët jetuan aty ku s’mujtën të jetonin dikur njerzit e qytëtruar.
Me njerëz luftarak si këta malësorë, të cilet u rriten me pushkë në dorë, armiku edhe pse ça herë më i fortë se ata nga fuqia, e kishte veshtirë të realizonte qellimet e tija grabitqare.
Keto janë vetëm cilësi të karakterit të malësorit.
Tani disa cilësi kanë filluar të zbehën.
Për cilësit e traditat e malësorit kanë shkruar shum njerëz të pendes si të kombësisë shqiptare, ashtu edhe të huaj, por të pakët janë ata që gjër më sot kanë bërë përpjekje serioze në mbledhjen e pasurisë pa çmuar folklorike në të cilën pasqyrohet jo vetëm e kaluara e ndritur e malësorit, por edhe cilësitë e traditat e tija.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju