Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Historia e Shqiperise | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Historia e Shqiperise

Emri i vjeter kombetar i shqiptareve ka qene arber, prej te cilit ka marre dhe vendi emrin Arberi. Ky emertim deshmohet qe ne shekullin e II nga gjeografi grek Ptolemeu. Ne mesjete njihet dhe varianti Arban, i cili ka qene emri etnik i shqiptareve ne kete periudhe. Kjo deshmohet nga fakti se kete emer e moren me vete shqiptaret e merguar ne Greqi (shek.XIV) ne formen e arvanit, ne Itali (XV-XVI) dhe ne Dalmaci (XVIII) ne formen arberesh. Trualli shqiptar ka qene i banuar qe ne kohet e hershme. Gjurme te kohes se gurit te vjeter (paleoliti i mesem dhe i vone, 100.000-10.000 vjet me pare) jane zbuluar ne Xare dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande. Koha e gurit te ri (neoliti 6.000- 2 000 p.e.r) deshmohet mire nga nje varg vendbanimesh te neolitit te hershem (Vlushe ne Skrapar, Blaz ne Mat, Podgori e Vashtemi ne Korce, neolitit te mesem (Cakran ne Mallakaster, Dunavec ne Korce, Kolsh ne Kukes) dhe te neolitit te vone, (Maliq ne Korce, Kamnik ne Kolonje). Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te ilireve. Iliret u formuan si etnos autokton mbi bazen e popullsise se lashte qe mund te indentifikohet me pellazget te cilet u shkrine me popullsine indoevropiane, te ardhur nga gadishulli ballkanik nga fundi i neolitit dhe fillimi i kohes se bronzit (fundi i mijevjecarit te III p.e.r.) Tiparet etnike te popullsise se re qe lindi si rjedhim i simbiozes dhe shkrirjes se tyre ngjizen gjate periudhes se mesme te bronzit. Fiset e veηanta ilire, pajonet dhe tesprotet permenden ne poemat “Iliada” dhe “Odisea”. Qytetet me te vjetra te Shqiperise jane Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durresi) dhe Orikumi, te themeluara ne shek VII-VI p.e.s. si koloni greke ne vendbanime ilire. Karakteristike e tyre ishte se ato ngriheshin ne vende bregdetare. Ne keto qytete jene bere zbulime te rendesishme dhe eshte grumbulluar nje material i pasur numizmatik dhe epigrafik per studimin e organizimit politik dhe zhvillimin social-ekonomik. Qytetet e mirfillta ilire kane lindur ne shek IV- II p.e.s. Ato u shtrine jo vetem ne vise bregdetare, por edhe ne brendesi. Permenden ketu Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Bylysi, Amantia, Antipatrea (Berati), Antigonea etj. Kerkimet arkeologjike deshmojne se ne shekullin e IV p.e.s tek iliret filloi urbanizimi, ndersa ne shek.III p.e.s ky proces perjetoi periudhen e lulezimit. Ne shekullin e II p.e.s, kur Iliria u pushtua nga romaket, u rrafshuan mese 70 qytete ilire. Shekulli i II i e.s deri ne mesjeten e hershme shenon nje rritje te jetes qytetare. U krijuan qytete te reja si Gjirokastra, Kruja, Dibra, Saranda. Ne Iliri, arti filloi te zhvillohej ne shekullin VII p.e.s- VI e.s. Qendrat kryesore ishin qytetet ilire Bylisi, Amantia, Foinike, Butrot si dhe ngulimet helene: Durrahu, Apolonia, Oriku. Vepra te artit arkaik dhe te hershem klasik jane koka prej bronzi e Apollonit nga Vlora, Menada e Tetoves, Kercyesi i Selces. Tipare te qarta, arti ilir mori ne shek e IV p.e.s, duke i ruajtur deri ne shek e I të e.s, ku vendin kryesor e zinte skulptura.
Albanopoli, qytet ilir, qender e fisit te albaneve. Permendet per here te pare ne mesin e shek te II e.s nga Ptolemeu, i cili e percakton ne token e albaneve me koordinata gjeografike 46 grade dhe 41 grade e 5′. Mendohet se ngrihej aty ku jane sot rrenojat e qytetit ilir te Zgerdheshit. Emri i tij do te thote qyteti i Albaneve. Kultura e hershme bizantine ne Shqiperi u perhap ne shtresat e pasura qytetare pa e ndryshuar kulturen tradicionale ilire te shtresave te ulta. Karakteriatikat e kesaj kulture jane zhvillimi i qyteteve te meparshme ilire, nje pjese e te cilave u bene qendra peshkopale, godinat paleokristiane te kultit, bazilikat, trikonkat e polikonkat, pagezimoret etj, rrenojat e te cilave, te zbuluara kohet e fundit, deshmojne per nje zhvillim te artit te te ndertuarit. Krahas pamjes monumentale karakteristike jane edhe mozaiket dhe skulptura arkitektonike e pasur, qe i zbukuronte ato. Permenden ketu bazilikat e Tepes se Elbasanit, Bylisit Mesaplikut dhe Arapajt ne Durres. Zhvillim pati argjendaria, punimi i stolive metalike dhe me me pak vlera artistike – qeramika. Nga pikpamja antropologjike te shqiptaret mbizoterojne tiparet adriatike, si koka e shkurter dhe e gjere, me pjesen e pasme te sheshuar, fytyra e larte dhe e gjere ne pjesen e siperme, hunda e spikatur me shpine te myset dhe shtati mbi mesataren. Arkitektura e ndertimeve te kultit islamik ne Shqiperi ka lindur ne shekullin e XIV me vendosjen e pushtimit osman. Objektet qe pasqyronin kete arkitekture ishin xhamite, mexhidet, teqete, tyrbet, medreset etj. Ne qytetet e medha shqiptare xhamite kishin karakter monumental. Arkitektura e ndertimeve te kultit te krishtere ka nisur qe ne shekullin e IV (periudha paleokrisitane). Ajo lulezoi ne fund te shekullit te V dhe gjysmes se pare te shekullit te VI, ne kohen e perandoreve bizantine me origjine ilire Anastas dhe Justinian. Kjo deshmohet nga skulptura e pasur arkitekturale e gjetur ne Durres, nga rrenojat e mjaft kishave si ne Bylis, Lezhe, Butrint etj. Arkitektura bizantine vazhdon deri ne shekullin e IX me tiparet e vjetra arkitekturore, nder te cilat permenden bazilikat e Durresit. Arkitektura mesjetare shqiptare kalon nje periudhe te rendesishme ne shekullin e XII-XV. Nga ajo ruhen monumente qe perfshihen ne arkitekturen bizantine dhe romaniko-gotike. Permenden ketu kisha e Shirgjit, katedralja e Shen Stefanit, ne Shkoder, Kisha e Kepit te Rodonit. Fragmente te piktures bizantine ne stilin paleolog te hershem (fundi i shek III) gjejme ne afresket e qytetit te Apolonise. Ne nje kompozim monumental te fasades paraqitet, me madhesi afro natyrore, perandori biznatin Mihal Paleologu VIII se bashku me Andronikun II Paleolog dhe me te shoqen, me veshje karakteristike, me kurora dhe bregore ne koke. Kjo eshte vepra me e hershme qe paraqet keta perandore, te cilet synuan te forconin poziten sunduese ne kete zone kyce midis Perandorise se Lindjes dhe Perendimit pas fitores mbi anzhuinet. Afresket ne Kishen e Ristozit ne Mborje, afer qytetit te Korces i takojne vitit 1390 ne stil paleolog (periudha bizantine). Ato paraqesin interes jo vetem per ikonografine dhe detajet e zhanrit te futur ne skenat biblike nga ambienti real, por edhe se eshte vepra e fundit e piktorit anonim qe ka stolisur ne vitin 1369 kishen e Maligradit dhe ne vitin 1385 kishen e Shen Thanasit ne Kostur.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju