Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Vizat, ekspertët e BE përfundojnë vëzhgimin në terren | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Vizat, ekspertët e BE përfundojnë vëzhgimin në terren

Ekspertët e Bashkimit Evropian përfunduan sot misionin teknik në Tiranë në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.
Grupi i ekspertëve mbërriti në Tiranë dy ditë më parë për të verifikuar në terren përparimin e bërë lidhur me kriteret e mbetura të identifikuara në propozimin e Komisionit Evropian, të miratuar më 26 maj 2010, për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e BE në Tiranë bën të ditur se “Duke u bazuar në raportet e ekspertëve, shërbimet e Komisionit Evropian do të përgatisin vlerësimin e tyre për përmbushjen e kritereve të mbetura. Ky vlerësim do t’u paraqitet në muajin shtator Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, të cilët do të vendosin më pas për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë”.

Ndërkaq në këtë njoftim nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë rezultatet e këtij misioni përsa i përket kritereve të mbetura.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, gjatë takimit me ministrin, Lulzim Basha grupi i ekspertëve, i përbërë nga shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Lirinë dhe Sigurinë të KE-së, Luixhi Soreca; zv/shefi i Njësisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos, vlerësuan se është bërë punë shumë e mirë për strategjinë për riintegrimin e të riatdhesuarve; se kanë konstatuar rezultate të kënaqshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotrafikut dhe trafikut të qenieve njerëzore, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Shtetit; e po kështu vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e deritanishme të agjencive ligjzbatuese në fushën e goditjes së aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar.

Më 26 maj, Komisioni Evropian dha vendimin pozitiv për çështjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë që të bëjë një strategji riintegrimi për refugjatët e kthyer, të sigurojë zbatimin e efektshëm të ligjit të 2009-ës për konfiskimin e pasurive kriminale, dhe të rrisë përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju