Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Sigurimet, Shqipëria e fundit | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Sigurimet, Shqipëria e fundit

www.RadioMalesia.com

www.RadioMalesia.com

Skema e pensioneve është në vështirësi si pasojë e papunësisë së lartë dhe evazionit në tregun e punës, që tkurrin të ardhurat nga sigurimet.

Pensionistët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, por sërish defiçiti i skemës është gati sa tre përqind e Produktit të Brendshëm Bruto, dhe kjo për shkak të të ardhurave të ulëta që mblidhen nga sigurimet.

Grafiku që krahason se sa të ardhura mbledh qeveria shqiptare nga sigurimet krahasuar me vendet e tjera të rajonit, i bazuar mbi të dhënat zyrtare të Fondit Monetar, tregon se në Shqipëri sigurimet japin dy deri në tre herë më pak të ardhura në buxhet nga fqinjët tanë, edhe pse niveli i taksës është gati i përafërt kudo.

Shqipëria mbledh mbi dy herë më pak edhe se Maqedonia, e cila raporton një papunësi zyrtare tre herë më të lartë se ajo që thotë qeveria shqiptare.

Ekspertët thonë se sigurimet janë një nga zërat me ecurinë më të dobët në buxhet, dhe kjo është e lidhur kryesisht me dy faktorë: Informalitetin dhe papunësia e lartë reale.

Ministria e Financave jozyrtarisht vlerëson se janë mbi 50 mijë punonjës që punojnë në të zezë edhe pse për disa ekspertë të pavarur kjo shifër është disa herë më e lartë. Por edhe kjo është vetëm një pjesë e evazionit. Edhe ata që janë të siguruar në privat raportojnë paga minimale, mesatarisht 30-40 për qind më të ulëta se në shtet, ndryshe nga çdo vend tjetër në rajon. Së fundmi edhe pse Shqipëria ka zyrtarisht mbi 900 mijë të punësuar, nga këto vetëm 350 mijë janë pagues të pastër të kontributeve. Pjesa tjetër ose subvencionohen nga shteti ose janë fermerë, që sërish subvencionohen nga buxheti.

Këto janë arsyet se pse shpenzimet e qeverisë për pensionet të jenë dy herë më të larta se të ardhurat nga sigurimet. Ndaj edhe nëse nuk po e financon me borxh rritjen e pensioneve ashtu sikur thotë, qeveria është duke përdorur paratë e taksave, për të mbuluar defiçitin e rritur të skemës.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju