Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Nesër Hëna errësohet plotësisht | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Nesër Hëna errësohet plotësisht

Nesër Hëna errësohet plotësisht

Nesër Hëna errësohet plotësisht

Nesër gjatë orëve të para të mëngjesit pritet errësimi i plotë i Hënës, me ç’rast sateliti natyror i tokës do të ngjyroset me ngjyrë rozë.

Kjo do të jetë dita më e errët në 372 vitet e fundit. Pikërisht, kjo ditë sipas kalendarit shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit, ndërsa do të errësohet edhe me errësimin e plotë të Hënës. Që të ndodh kjo dukuri sërish duhet të presim 84 vite.

Përputhja e errësimit për herë të fundit në të njëjtën ditë u paraqit në vitin 1999 dhe në vitin 1980, ndërsa pas këtij viti, dukurinë e ardhshme duhet ta presim 84 vjet.
Sipas përllogaritjeve, përputhja e re do të jetë madje në 2094, ndërsa atëherë do të kënaqen evropianët, banorët e Afrikës dhe një pjesë e madhe e Azisë.

Errësimi ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli ndodhen në një rrafsh. Atëherë Hëna hyn në hijen e Tokës për shkak të reflektimit dhe rrezeve të diellit e ndërron ngjyrën nga të përhimë në rozë, e ndonjëherë edhe të kuqe.

Errësimi i Hënës zgjat më shumë se errësimi i Diellit pasi hija e tokës është shumë më e madhe se e hënës. Errësimi më i gjatë i Hënës deri tani ka zgjatur gjashtë orë e gjysmë. Errësimi i nesërm do të zgjasë tre orë e gjysmë, ndërsa më së miri mund të shihet nga territori i Amerikës Veriore.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju