Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Gjendet arsenal armësh në trenin Bajzë

RadioMalesia.com

RadioMalesia.com

Bajze–Shkoder Kapet me armë kontrabandë një vagon që vinte nga Serbia me destinacion Elbasanin drejt firmës Kurum.
Në një njoftim të saj, policia e Shkodrës bën të ditur se në stacionin e Bajzës ka mbërritur nga Mali i Zi një tren me 16 vagona e tre prej te cilëve ishin ngarkuar me skrap.
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Bajzës është konstatuar se në njërin vagon të ngarkuar me skrap kishte municione luftarake (predha artilerie), djegore të montuara në predha të cilat ishin të shpërndara në mënyrë të çrregullt sëbashku me pjesën tjetër të skrapit.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se treni i linjës Tuz (Mali i Zi)-Bajzë Malësi e Madhe, ka hyrë në stacionin e Bajzës me 5 drejtues, shtetas të huaj.
Në vijim të hetimeve ka rezultuar se vagoni në fjalë vinte nga Serbia nga firma”NOVO METAL” ku destinacioni i këtij malli ishte kompania Turke “KURUM” në Elbasan.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju