Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
PS, ftesa për demonstratën | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

PS, ftesa për demonstratën

www.RadioMalesia.com

www.RadioMalesia.com

Deputetë të Partisë Socialiste, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme joqeveritare kanë dalë sot derë më derë me një ftesë për të thirrur në demonstratë më 21 janar të gjithë qytetarët. (UPDATE)
Përvec orarit dhe vendit ku do të zhvillohet protesta, ftesa mban në krye në njërën anë foton e kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta, jo pa qëlllim sipas organizatorëve, të dy duke buzëqeshur.

Në anen tjetër, në krye të ftesës është vendosur shifra 5 miliardë euro përqindje nga favoret dhe ryshfetet dhe më pas rreshtohen ministrat dhe aferat e tyre korruptive që ka denoncuar prej kohësh Partia Socialiste.

“Bashkë me ju për të luftuar më datë 21 kundër gjithë padrejtësive që iu bëhen qytetarëve dhe që ju i ndjeni në familjet tuaja. Duhet që qytetarët të marrin në dorë fatet e veta. Duhet një protestë vetëm për popullin”, ka deklaruar Lindita Nikolla, kryetare e minibashkisë numër 1, gjatë bisedave me qytetarët.

Demonstrata paralajmëruese e opozitës do të zhvillohet në orën 14, ditën e premte, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ashtu sikurse është bërë me dije nga organizatorët, kjo demonstratë do të jetë ndryshe nga herët e tjera pasi nuk do të ketë as podium, as folës.

“Ju ftojmë që më 21 janar të jemi bashkë për t’i dhënë fund kësaj kusarie. Ju presim. Do të jemi bashkë”, është shprehur Nikolla.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

1 Komento

  1. Alfred thotë:

    Prisni Komunista se do ta merrni ne dore kur te soset bota mbase. Se ne kete bote keni vdekur dhe nuk ju pjerdhe kush me. Fu*** ata qe jan Komunista. Rrofte Partia Demokratike . Ne dona liri. Liria vjen Duke pas liri nga Demokracia. :) Sali Berisha ne Power Forever.

Pergjigju