Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Zgjedhjet, KQZ shkarkon numeruesit PS ne njesine 8 Tirane, Basha ne avantazh

Zgjedhjet, KQZ shkarkon
numeruesit PS ne njesine 8
Tirane, Basha ne avantazh
 
 
TIRANE- Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e dytë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale.  PS-së donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, gjithashtu vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së, duke bërë që disa bashki nga të djathta të drejtohen tani e tutje nga kryebashkiakët e majtë. Në Tiranë Basha kalon në avantazh te lehte.  PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ fiton Gjirokastren, Saranden, Permetin, Himaren, Tepelenen, Gramshin, Burrelin, Rreshenin, Gramshin, e Lacin. Kryeson edhe në Elbasan, Berat, Vlorë, Fier, Korcë.  PD e Aleanca për Qytetarin Demokratët fiton Kukesin, Bajram Currin, Puken, Peshkopine, Peqinin, Rrogozhinën dhe Delvinën e Lezhen. Kryeson në Shkodër. Në Durrës kandidati Vangjush Dako i PS-se ne avantazh ndaj rivalit demokrat Ferdinand Xhaferraj.

TIRANE, BASHA NE AVANTAZH, SHKARKOHEN KOMISIONERET PS NE NJESINE 8
Ora 11:20 Në Tiranë janë numëruar 182 kuti votimi nga 485 kuti votimi, nderkohe qe eshte bllokuar numerimi ne KZAZ me nr. 49, 51, 52. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 46303 kundrejt  Ramës qe ka 46024 vota.

Në KQZ, ne oren 11. 20, raportohet mbi proesin e numërimit në njësitë bashkiake në Tiranë. Në njësinë bashkiake nr 1 vazhdon procesi i numërimit. Në njësinë numër 5 procesi i numërimit është ndërprerë gjatë natës dhe ka nisur sot paradite. Në njësinë nr 7 proesi i numërimit ka nisur në orën 11:00, Ndërkohë që në njësinë nr 4, 6, 8 dhe 10 është pezulluar numërimi për të bërë një pushim për disa orë.

Ne oren 11. 43 KQZ vendos me 6 vota shkarkimin e grupeve të numëruesve PS në KZAZ 54 në njësinë nr . 8 . Deri në orës 12: 30 minuta PS duhet të dërgojë numëruar të tjerë. Grupet e numërimit braktisën vendin e numërimit duke lënë fletët e votimit në tavolinë dhe duke mos i mbyllur në kuti.

Në njësinë nr 9,  ne oren 11. 48 në KZAZ nuk ka nisur procesi i numërimit. Palet PD e PS fajësojnë njëri tjetrin për mos fillimin e numërimit.

Në komunën Kashar është mbyllur numërimi, dhe ka fituar kandidati i PD-së me 5540 vota, ndërkohë që PS ka fituar 4290 vota. Në bashkinë e Vorës është mbyllur votimi dhe ka fituar sërish kandidati i PD-së me 4349 vota, kundrejt PS me 3425

Ne Kamez kandidati i PD, Mziu eshte ne avantazh.

Ndërkohë që në njësinë nr 4 numërimi ka vazhduar deri në mëngjes por tani është ndërprerë deri në orën 13:00 pasi numëruesit kanë kërkuar pushim. Janë numëruar gjithsej 28 kuti votimi dhe deri tani Basha është në avantazh me gati 200 vota. Basha ka 7826 vota ndërsa Rama ka 7524 vota. Ndërkohë që ka 15 kuti votimi ende pa u numëruar.

VLORE, KRYESON PS
Ora 10 55 Në Vlorë janë numëruar 62 kuti nga 86 gjithsej. Në avantazh kryebashkiaku aktual Shpëtim Gjika me 17171 nderkohe qe PD ka 13605 vota. Në Nartë gjatë natës u blloku numërimi për 30 minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, duke shkaktuar kaos, dhe debate, por më pas procesi i numërimit ka ecur normalisht.

FIER E  LUSHNJE KRYESON PS
Ora 10: 55 Ne Fier kandidati i PS kryeson bindshëm me 8547 vota kundrejt PD 6695 vota. Nderkohe qe jane numeruar 45 kuti nga 83. Ne Lushnje, numërohen 35 kuti nga 64. PD-LSI 4353 vota PS 6445 vota

NE KORCE NE AVANTAZH PS,POGRADEC FITON PS,
Ora 10: 47 Në Korcë vazhdon numërimi i votave dhe Niko Peleshi kryeson me 9160vota, ndërsa Andrea Mano i PD-së ka 7523 vota. Në Korcë janë numëruar 34 kuti votimi nga 62 gjithsej. Në Pogradec fiton kandidati i PS. Artan Shkëmbi, i cili merr dhe mandatin e tretë për kryetar bashkie. Shkëmbi ka fituar me një diferencë prej 1800 votash ndaj rivalit të tij PD.

SHKODER VAZHDON NUMERIMI,PS MERR 2 KOMUNA, PD 1 e VAU I DEJES
Ora 10: 04 Në Shkodër procesi i numërimit ecën shumë ngadalë. Janë numëruar vetëm 19 kuti nga 95 kuti gjithsej, ndërkohë që kandidati i PD-së është në avantazh ndaj atij të PS. Lorenc Luka ka 4393 ndërsa Uruci i PS ka 2634 vota. Ndërkohë që në bashkinë Vau i Dejës ka fituar kandidati PD me një diferencë mjaft të vogël ndaj kandidatit të PS. Në komunën Kastrat të Malësisë së Madhe ka perfunduar numerimi dhe ka fituar kandidati i PD. Ne Koplik nuk ka nisur ende numerimi.
Në komunën Bushat fiton kandidati i PD Zef Hila me 4949 vota, ndaj kandidatit të PS. Në komunën Gruemirë fiton kandidati i PS fiton Lirim Nehani me 2144 vota
Në Komunën Rrethina, fiton Kleves Muja kandidati i PS-së, me 3262 vota kundrejt Hardollit te PD-se

FUSHE KRUJE FITON PS
Në Fushë Krujë ka fituar kandidati i PS, Gjon Bardhi, Numërimi është mbyllur në mesnatë. Ndërkohë që në Krujë në epërsi të lehtë është kandidati i PD-së, por numërimi ecën ngadalë.

KONISPOL FITON PS
Ora 09: 08  Në bashkinë Konispol fitues është kandidatja socialiste Mimoza Arapi me 1570 vota ndërsa kandidati PD Petrit Mullaj ka 1300

DURRES DAKO 14 VOTA ME SHUME SE XHAFERRAJ
ORA 08: 48 Në Durrës numërimi ka vazhduar edhe gjatë natës. Janë numëruar 43 kuti nga 165 kuti votimi, dhe Vangjush Dako ka dalë në një avantazh të lehtë duke grumbulluar 9492 vota ndërsa Xhaferraj ka marrë 9478 vota. 14 vota diference mes dy kandidatëve.

ELBASAN KRYESON PS
Ora 08: 30 Në Elbasan vazhdoi numërimi sot në mëngjes, pas një ndërprerjeje për pushim të komisionerëve. Sejdini kryeson bindshëm me 7777 vota kundrejt Hushit të PD me 5170 vota. Janë numëruar 28 kuti votimi nga 96 gjithsej.

LEZHE, FITON VIKTOR TUSHA I PD- LSI
Ora 07:00 Në Lezhë është mbyllur numërimi i votave dhe ka fituar kryetari aktual i bashkisë së Lezhës Viktor Tusha, i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Tusha ka fituar me 4933 vota Kundrejt PS Gjok Jakut me 5631 vota. PD ka fituar me një diferencë votash prej 302 vota

NUMERIMI GJATE NATES

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH NDAJ BASHES
Ora 04:30- Në Tiranë Edi Rama i PS ka marre 41 131 vota, ndërsa Basha i PD ka 40 886 vota deri në orët e para të ditës së martë.
Gjithsej duhen numeruar 485 kuti. Aktualisht jane numeruar 162 kuti votimi.

Në Bashkinë Kamëz janë numëruar 25 kuti nga 51. Rakip Suli i PS ka 7748 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 6151 vota.

BLLOKOHET NUMËRIMI NË VLORË, NUK KA ENERGJI NË KZAZ. 61
Ora 03:30- Në Pallatin e Sportit në Vlorë, aty ku është instaluar edhe KZAZ. 61 është ndërprerë procesi i votimit, pasi mungon energjia elektrike. Komisionerët e PS hedhin akuza ndaj komisionerëve të PD, duke i bërë ata përgjegjës të këtij bllokimi.

LAC, POGRADEC, BERAT, SHKODËR, FIER, KAVAJE, VLORE, DURRËS, LUSHNJE E KORCE, JA REZULTATET PARAPRAKE
Ora 03:20-
Vijon numërimi dhe në këto orë të vona të mbrëmjes në disa Bashki të tjera të vendit ku PS kryeson.
Në Lac janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota kurse PD me 2 377 vota.

Në Pogradec janë numëruar 21 nga 28 kuti në total ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.

Në Durrës vijon numërimi I votave ku janë numëruar vetëm 26 kuti nga 165 kuti. Rezultati deri tani është PS me 5696 vota kurse PD me 5750 vota.

Në Berat janë numëruar 38 kuti nga 74 në total nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, kurse PD me 5 270 vota.

Në Shkodër janë numëruar 18 kuti nga 95 në total nga ku PS ka marrë 2495 vota kurse PD me 4185 vota. Në Shkodër në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për sot dhe do të nisë rinumërimi të martën paradite.

Ne Fier jane numeruar 42 kuti nga 83 ne total ku PS ka marre 8297 vota kurse PD 5891 vota.

Ne Kavaje jane numeruar 28 kuti nga 30 gjithsej nga ku PS ka 5403 kurse PD 4632 vota.

Ne Vlore jane numeruar 39 nga 86 kuti ne total ku PS ka marre 11610 vota kurse PD 9383.

Në Korcë janë numëruar 27 kuti nga 62 që janë gjithsej. PS kryeson me 7036 vota, ndersa PD ka 5519 vota.

Ne Lushnje Në KZAZ nr. 20 në Lushnje është duke vazhduar ende numërimi i votave për bashkinë e këtij qytet. Aktualisht është në avantazh kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 6445 vota, kundrejt PD-LSI 4353 vota. Janë numëruar gjithsej 35 kuti nga 64.

GJERMENI: TENDECË PËR TË BLLOKUAR PROCESIN NË NJËSINË NR.5
Ora 03:15 Probleme në KZAZ nr. 49 në kryeqytet, e cila i përket njësisë bashkiake nr.5. Në të gjitha tavolinat nuk po numërohet asnjë kuti, pasi sic deklaron deputetja e PS Eglantina Gjermeni ka 2 orë që procesi është bllokuar nga komisionerët PD-LSI, të cilët sipas saj po zvarrisin qëllimisht procesin.

“Ka gati dy orë që pretet të ndërroheshin turnet. Nuk kanë ardhur vëzhguesit e PD dhe LSI duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme procesin, kjo pasi votat e numëruara deri tani kanë qënë në favor të PS. Kjo më duket jashtë cdo standardi zgjedhjesh”, tha deputetja e PS.

NË VLORË KRYESON PS, NË SHKODËR PD
Ora 00:05- Deri në mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës janë numëruar 36 kuti votimi nga 86 që janë në total, ku fitues është kandidati i PS Shpëtim Gjika me 9231 vota, ndërsa Kollozi i PD ka 7768 vota. Nga skaji jugor shkojmë në veri në Shkodër, aty ku kryeson PD me 2517 vota, kundrejt PS me 1466 vota. Në Shkodër janë numëruar 12 kuti nga 95 që janë gjithsej.

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju