Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Berisha homazhe për ish-deputetin Alfred Paloka | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Berisha homazhe për ish-deputetin Alfred Paloka

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të ish deputetit Alfred Paloka. Ai e ka vlerësuar lart figurën e Palokës duke e cilësuar atë si një qytetar shembullor, intelektual patriot, një studiues serioz të përkushtuar, por edhe një politikan të urtë të mençur dhe të moderuar.
Ndërkaq ai i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes së ish-deputetit duke shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të tij, që sipas kryeministrit la një boshllëk të madh për botën shkencore, mendimin itelektual shqiptar dhe botën akademike të vendit
“Hidhërim tek familja, miqtë, nxënësit dhe tek të gjithë ata që e kanë njohur, kolegët me të cilët ka ndarë me dekada veprimtarinë universitare, inxhinierët e punëtorët me të cilët ka punuar me përkushtim në ndërtimine verprave energjetike në vend”- deklaroi Berisha
Ish-deputeti u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në periudhën 1992-1996.
Për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës. Për 23 vjet rresht, ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit të Tiranës (sot Universiteti Politeknik), ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave”, si dhe titullin Docent.

Berisha homazhe për ish-deputetin Alfred Paloka

Berisha homazhe për ish-deputetin Alfred Paloka

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju