Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Pronat, sherr me armë mes vëllezërve, babai vret aksidentalisht vajzën | Radio Malesia.com

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Pronat, sherr me armë mes vëllezërve, babai vret aksidentalisht vajzën

KURBIN-Sherri për pronën ka sjellë një tjetër rast të krimit të familje. Ngjarja u shënua paraditen e sotme në fshatin Zhej të Kurbinit, kur një 31 vjecare ka humbur jetën, ndërsa xhaxhai i saj është plagosur.

Gjithcka ndodhi pas një sherri mes dy vellezërve Mark dhe Llesh Cara, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht vajzën e tij Lula Cara, e cila ka humbur jetën.
Në konflikt ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë Mark Cara 40 vjec, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak.
Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe Llesh Caren dhe djalin e tij Aleksandrin.
Megjithëse cështja gjyqësore për pronën kishte përfunduar, konflikti mes vellezërve vijonte prej kohësh dhe ka kulmuar ditën e sotme me një viktimë e një të plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Disa orë pas krimit, u arrestuan nga policia shtetasit Aleksandër Cara 29 vjec dhe Llesh Cara 68 vjec.

Pronat, sherr me armë mes vëllezërve, babai vret aksidentalisht vajzën

Pronat, sherr me armë mes vëllezërve, babai vret aksidentalisht vajzën

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju