Warning: Creating default object from empty value in /home/treeads/7B7XRX0N/radiomalesia/wp-content/plugins/more-fields/more-fields-object.php on line 140
Shqiperia ne europe

Ky opsion vendos faqen origjinale te RadioMalesia.com. Duke vendos faqet qe keni mbyllur.

Rivendos

Fyle: Jeni në udhën drejt statusit

Shqiperi ne europe

Shqiperi ne Eu

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle deklaron në Tiranë se beson fuqimisht se e ardhmja e Shqipërisë është në “Nese Shqipëria vijon me hapat e ndërmarra deri më tani, jeni në rrugë të mbarë për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor”. 
Ky ishte mesazhi i dhene nga Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ne fund te dialogut te dyte te nivelit te larte mes Shqiperise dhe BE-së.

‘Gjate ketij dialogu,- tha Fyle, – kemi mbledhur te dhena se cfare eshte arritur deri me tani. Do te jete pikerisht kredibiliteti kesaj pune, – theksoi komisioneri Fyle, – ajo çka do te merret per baze nga vendet anëtare te BE-së gjate shqyrtimit te statusit ne qershor”.

Duke u ndalur ne ate cfare Shqiperia duhet te arrije ne muajt e mbetur, deri ne qershor, zoti Fyle tha se merr nje rendesi te posaçme edhe gjithperfshirja. Sipas tij konfrontimi politik nuk i ndihmon integrimit. ‘Prandaj,- tha komisioneri,- pas ketij takimi ne presim Qeverine dhe opoziten te demostrojne fryme kompromisi”.

Gjate konferences per te perbashket per shtyp, Kryeministri Rama e quajti dialogun e dyte te nivelit te larte si nje tryeze, e cila mblodhi palet dhe mbipalet duke shprehur edhe nje falenderim te posaçem per pjesëmarrjen e opozites nëpërmjet deputetes Majlinda Bregu.

‘Ne rrugen e kryeqellimit tone, integrimit europian,- tha Rama, – pese prioritet ne i konsiderojme 5 shtysa te forta. Dua te siguroj qytetaret shqiptare dhe partneret tane europianë, se vendimi Brukselit ne dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht, perkundrazi, na ben  me te vendosur drejt rrugetimit tone europian”.

Lidhur me akuzat e ish-Kryeministrit Berisha disa dite me pare, Fyle u shpreh se ato jane false dhe te paverteta. “Duket qarte qe une nuk jam mik i zotit Berisha ne Facebook, tha Fyle. – Por, ju garantoj se jam mik i te gjithe shqiptareve”.

/ Top Channel

Digg This
Reddit This
Stumble Now!
Buzz This
Vote on DZone
Share on Facebook
Bookmark this on Delicious
Kick It on DotNetKicks.com
Shout it
Share on LinkedIn
Bookmark this on Technorati
Post on Twitter
Google Buzz (aka. Google Reader)

Pergjigju