|
Gates nuk konfirmon njoftimet për Bin Ladenin |
|
|
|
|
Written by Freddi
|
|
Monday, 07 December 2009 09:52 |
|
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, thotë se nuk mund t'i konfirmojë njoftimet e kohëve të fundit, sipas të cilave Osama Bin Laden është parë në Afganistan. Zoti i Gates i tha një kanali televiziv amerikan se kishte vite që Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrë informacion të besueshëm për vendndodhjen e liderit të al-Qaedas. Ai shtoi se nëse do të dihej vendndodhja e Bin Ladenit, trupat "do të shkonin ta kapnin". Javën e kaluar Senatit amerikan iu paraqit një raport, ku thuhej se në vitin 2001 forcat amerikane në Afganistan kishin qenë shumë pranë kreut të Al-Qaedas. Të enjten e kaluar, kryeministri britanik, Gordon Brown, i bëri thirrje Pakistanit të ndihmojë më shumë për kapjen e udhëheqësve të Al-Qaedas dhe të luftojë kundër talibanëve. |
|
|
Clinton shpreson për më shumë trupa |
|
|
|
|
Written by Freddi
|
|
Friday, 04 December 2009 10:27 |
|
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, thotë se takimi më i fundit i alenacës së NATO-s do të rezultojë në më shumë premtime për trupa shtesë në Afganistan dhe më shumë para për projekte të ndihmës. Ajo u shpreh kështu, ndërsa arriti në Belgjikë për t'ju bashkuar bisedimeve. Një seri vendesh si Italia, Polonia, Gjeorgjia dhe Britania publikisht kanë bërë të ditura qëllimet e tyre për të dërguar më shumë forca. SHBA dhe zyrtarë të NATO-s do të duan që më shumë ta bëjnë një gjë të tillë nga fundi i këtij takimi. NATO tha se tani më shumë se 20 vende kanë bërë me dije se janë gati për angazhime shtesë dhe kjo do të arrijë në më shumë se 5 mijë trupa. Por disa aleatë kryesorë si Franca dhe Gjermania po rezistojnë. SHBA dhe gjenerali, Stanley McChrystal pritet të raportojnë çdo gjë para ministrave mbi atë se si do t'i përdorë ai trupat shtesë dhe ndryshimet që do të sjellin. Një tjetër pjesë e rëndësishme e diskutimeve do të jetë se si komuniteti ndërkombëtar mund të përmirësojë bashkëpunimin në anën civile të misionit për të inkurajuar qeverisje dhe zhvillim më të mirë në Afganistan. |
|
Kosova sot nderon ish presidentin Bill Clinton - heroin amerikan të Kosovës |
|
|
|
|
Written by Freddi
|
|
Sunday, 01 November 2009 11:01 |
|
Sot për vizitë në vendin tonë do të qëndrojë presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, ku do të ketë takime me udhëheqësit më të lartë të vendit tonë. Ai do t’iu drejtohet me një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pastaj, së bashku me krerët e lartë të vendit, do të marrë pjesë në përurimin e shtatores në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytet. ... Institucionet e kanë vlerësuar historike këtë vizitë dhe kanë paralajmëruar pritje madhështore për mikun e madh të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për t’i bërë një pritje madhështore ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ndërsa krerët institucionalë bënë thirrje për një pjesëmarrje sa më masovike në Sheshin “Bill Clinton
Vizita e sotme e ish presidentit amerikan në Kosovë, Bill Clinton dje është cilësuar si vizitë historike nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vlerësoi se me këtë rast institucionet kosovare po i bëjnë një mirënjohje të kamotshme Bill Clinton, njeriut i cili bëri shumë për lirinë e Kosovës u shpreh Thaçi. Bill Clinton do të qëndrojë në Prishtinë me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi.
Ndërsa presidenti, Fatmir Sejdiu, në mesazhin e tij të djeshëm me rastin e vizitës së Presidentit Bill Clinton në Kosovë, ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t’i bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.
Autoritetet e rendit kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një ambient të qetë me rastin e vizitës së ish presidentit amerikan, Bill Klinton, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Qytetarët e Kosovës e konsiderojnë mirënjohje për popullin shqiptar ardhjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovë. Ata kanë deklaruar se do dalin ta presin ish presidentin amerikan, Bill Clinton, pasi që atij duhet gjithmonë ti falënderohemi për çlirimin e Kosovës.
Ndryshe, Bill Clinton konsiderohet njeriu që ndryshoi jetën e popullit të Kosovës, apo thënë më mirë përmirësoi një gabim që historikisht iu bë shqiptareve ne Ballkan.
|
|
|
|
U jepet lamtumira 4 policëve të vrarë dje në Durrës |
|
|
|
|
Written by Freddi
|
|
Sunday, 09 August 2009 04:37 |
Sot iu dha lamtumira e fundit katër pjesëtarëve të Policisë shqiptare, që u qëlluan për vdekje dje në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shumëkërkuar. Krerët e shtetit ngushëlluan familjet e viktimave dhe kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e krimit të rëndë. Ngjarje tragjike ka ndodhur dje në një kompleks turistik në plazhin e Durrësit. Burime të policisë bëjnë të ditur se 5 persona, 4 pjesëtarë të forcave speciale dhe nje civilë kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një operacion për arrestimin e Dritan Dajtit, një person shumë i kërkuar nga policia shqiptare. Dajti akuzohet për vrasjen një biznesmeni në vitin 1999 ndërkohë që gjatë procesit gjyqë1sor në nëntor të vitit 2003 ai u arratis në menyrë spektakolare nga gjykata e Tiranës. Që nga ajo kohë Dritan Dajti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është personi i tretë në listën e personave shumë të kërkuar nga policia shqiptare dhe Interpoli. |
|
Partitë që s'fituan duhet të kthejnë paratë |
|
|
|
|
Written by Freddi
|
|
Friday, 07 August 2009 12:17 |
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që partitë e vogla të cilat kanë mbetur jashtë parlamentit pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kthejnë fondet e dhëna nga shteti. Vendimi i marrë është një faturë prej rreth 12.7 milionë lekësh që ndahet midis pesë partive humbëse, PSD, PAA, PAD, PDS dhe PDK. Më shumë do të detyrohet të kthejë PSD, rreth 5 milionë lekë, ndërsa me pak PDK, rreth 1.3 milionë lekë. E gjithë shuma ndahet midis partive fituese, por pjesën e luanit, afërsisht nga 6 milionë lekë marrin PD e PS. Vendimi nuk është pritur mirë nga partitë e vogla të cilat deri në fund të gushtit duhet të kenë zbrazur arkat e tyre. Disa prej drejtuesve të këtyre partive e cilësojnë këtë mënyrë si të pandershme. “Votat i kanë marrë, paratë s’kanë përse i kërkojnë” citon shtypi kreun e PAD, Neritan Ceka. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, buxheti i shtetit vuri në dispozicion të partive 65 milionë lekë, pjesa më e madhe e ndarë midis PD e PS. Por specialistë të fushatave zgjedhore thonë se kjo shumë ishte një pjesë e vogël e parave që u perdorën në këtë fushatë e cila u konsiderua si me masivja dhe me mediatikja e fushatave paraardhëse. |
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 1 of 19 |